Shqipëria është një nga vendet e para përsa u përket kërkesave për azil nga qytetarët në vendet e huaja.
Lidhur me këtë çyshte ka reaguar ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila publikon shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas Tabakut, në 7 vite të qeverisë “Rama”, nga Shqipëria janë larguar 219 000 qytetarë, ndërsa 1 në 3 të larguar janë të rinj.
Ish-deputetja e ka mbyllur reagimin e saj duke shkruar se vizioni i PD është “Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri”.
Reagimi
Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!
Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.
1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.
Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim./ Opinion.al