Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm ka njoftuar se ka hapur dyert për turistët Qendra e re turistike e Valbonës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo qendër është pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Po ashtu, kryeministri nuk ka harruar që të kritikojë dhe qeverinë “Berisha”, duke thënë se Tropojën e kanë shfrytëzuar vetëm për vota.
“Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama./ Opinion.al