Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar rreth ngjarjes së mbrëmshme ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj.
LEXO EDHE: Pogradec/Gjendet një grua e pajetë në banesë, krah saj edhe vajza 9 vjeç
Sipas bluve, 45-vjeçarja Maria Markovska ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi ajo nuk kishte shenja dhune në trup.
Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al