Një aeroplan ushtarak në Ukrainë, An-26, është përplasur duke lënë të paktën 22 të vdekur.
Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur në rajonin e Karkivit.
Shërbimi i Emergjencave të Shtetit thotë se 28 persona ishin në bord, duke shtuar se 22 trupa janë gjetur tashmë në vendin e rrëzimit së bashku me dy të mbijetuar.
Operacioni i kërkimit është duke vazhduar pasi fati i katër personave të tjerë mbetet i paqartë.
Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi përmes Telegramit “An-26 është përplasur. Përveç ekuipazhit, në bord kishte edhe kadetë ukrainas. Ka të vdekur dhe të plagosur.”, shkruan ai. /Opinion.al