Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka shprehur hapur habinë e saj për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që Liqeni i Ujmanit të marrë emrin “Liqeni Trump”.
Hoti konfirmoi në Facebook se e ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell “në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.
Por për eurodeputeten gjermane kjo është thjeshtë një pjesë e fushatës së Tramp.
“Shaka e 1 Prillit? Si mundet dikush të japë diçka në shenjë mirënjohje për atë marrëveshje? Thjesht pjesë e fushatës së Trump”, shkruan Viola von Cramon në Tëitter.
1st April joke? How can someone give something as a sign of gratitude for that deal? Just being part of #Trumps campaign https://t.co/ACFJlctZlx
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 25, 2020
I dërguari special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se emërtimi i liqenit ka qenë një çështje serioze e diskutimeve mes dy vendeve.
“Si do të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në regjion. Kështu të dyja palët vendosën që ta quajnë: Liqeni Trump”, shkruan Grenell./ Opinion.al