Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plane të reja për sistemin e azilit në BE

2020/09/24 at 10:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plane të reja për sistemin e azilit në BE

Për katër muaj duhet të arrihet ajo që nuk ka funksionuar katër vitet e fundit: Komisioni i BE paraqet plane ambicioze për një sistem të ri azili – shqyrtim paraprak në kufijtë e jashtëm dhe jo kuota shpërndarjeje.

Për katër muaj duhet të arrihet ajo që nuk ka funksionuar katër vitet e fundit: Komisioni i BE paraqet plane ambicioze për një sistem të ri azili. Një sistem i ri evropian për azilin pritet të lehtësojë vendet e mesdhetare të BE-së pa mbingarkuar vendet e tjera anëtare. Në “Paktin e Ri mbi Migracionin dhe Azilin” të paraqitur në Bruksel të Mërkurën, Komisioni i BE parashikon procedura të përshpejtuara në kufij.

Procedurë gjithëpërfshirëse në kufijtë e jashtëm

Propozimet e reja bazohen në një sistem të shkallëzuar në të cilin azilkërkuesit që kanë hyrë në mënyrë të parregullt duhet t’i nënshtrohen një procedure gjithëpërfshirëse në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ata duhet të regjistrohen dhe identifikohen, të kontrollohen për gjendjen shëndetësore dhe rreziqet të mundshme që mund të paraqesim për sigurinë në BE.

Gjithashtu në kufi do të vendoset pjesërisht për të drejtën për azil. Ky do të ishte rasti, për shembull, për njerëz që vijnë nga vende të tilla që nuk kanë gjasa të marrin azil. Megjithatë “procedura normale e azilit” do të vazhdojë të jetë e mundur.

Strehim ose ndihmë për dëbimin e azilkërkuesve

Ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të riatdhesohen sa më shpejt që të jetë e mundur, të tjerët mund të shpërndahen në vendet e tjera të BE-së. Por vendet anëtare nuk janë të detyruar, por mund të pranojnë vullnetarisht të strehojnë azilantë të miratuar. Në rast se nuk duan ta bëjnë këtë gjë ata duhet të ndihmojnë për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar, pra të marrin pjesë në programin “return sponsorship”.

P.sh. nëse Hungaria nuk pranon të strehojë azilkërkues që gjenden në Greqi, ajo duhet të ndihmojë për dëbimin e tyre në Afganistan. Deri tani nuk është vendosur por Komisioni i BE dëshiron që të në fund të merret një vendim sipas së cilit të gjitha shtetet anëtare të detyrohen ose të pranojnë të strehojnë refugjatë ose të ndihmojnë për dëbimin e tyre. Ideja e kuotave të detyrueshme të shpërndarjes së refugjatëve në BE nuk ekziston më.

Seehofer mbështet planet e reja

Propozimet dhe për ligjet e reja për azilin dhe masat shoqëruese do të diskutohen në Parlamentin e Evropës dhe në Këshillin e BE-së. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer mbështet idenë e dëbimit e menjëhershem të azilkërkuesve të cilëve u refuzohet kërkesa nga vendet ku ata hyjnë në BE.

Në rast se shumica e atyre që hyjnë përmes kufijve të jashtëm të BE-së mund të dëbohen nga vendet ku hyjnë, problemi i shpërndarjes së atyre që u miratohet kërkesa merr një formë krejt të dryshme, tha ai.

Përfaqësues të shoqërisë civile i kritikuan planet e reja për reformimin e politikës së azilit në BE./ DW

Ju sugjerojmë

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”
Bota

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”

25 Qershor, 2025 9:47 am
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet
Aktualitet

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet

25 Qershor, 2025 9:42 am
NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia
Bota

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

25 Qershor, 2025 9:28 am
Trump kritikon mediat amerikane/ Raportuan dëme të kufizuara në centralet e Iranit
Bota

Trump kritikon mediat amerikane/ Raportuan dëme të kufizuara në centralet e Iranit

25 Qershor, 2025 9:27 am
Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?
Bota

Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

25 Qershor, 2025 9:20 am
Hagë, Rama poston foton familjare me liderët e NATO-s
Aktualitet

Hagë, Rama poston foton familjare me liderët e NATO-s

25 Qershor, 2025 9:12 am
Ish-negociatori amerikan: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por..
Bota

Ish-negociatori amerikan: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por..

25 Qershor, 2025 9:05 am
S’deklaruan rreth 33 mln € të përfituara nga rrjetet sociale/DPT:Hetim 100 personave
Aktualitet

S’deklaruan rreth 33 mln € të përfituara nga rrjetet sociale/DPT:Hetim 100 personave

25 Qershor, 2025 8:56 am
Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës
Aktualitet

Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës

25 Qershor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 qershor 2025

25 Qershor, 2025 8:29 am
Para
Kina ka zgjeruar kampet e paraburgimit në Ksinjiang

Kina ka zgjeruar kampet e paraburgimit në Ksinjiang

Protesta/ Përfundon takimi mes Manastirliut dhe mjekëve

Protesta/ Përfundon takimi mes Manastirliut dhe mjekëve

Franca rekord infektimesh që nga maji, ulen rastet në Gjermani

Shtohen rastet e reja në Francë, merren masa të reja izolimi

TE FUNDIT

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”
25 Qershor, 2025

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u...

Lexo më shumë

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet
25 Qershor, 2025

Janë bërë publike të dhëna të tjera nga shpërthimi i tritolit në një biznes në Vlorë, ngjarje e cila ndodhi...

Lexo më shumë

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia
25 Qershor, 2025

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në...

Lexo më shumë

Trump kritikon mediat amerikane/ Raportuan dëme të kufizuara në centralet e Iranit

Trump kritikon mediat amerikane/ Raportuan dëme të kufizuara në centralet e Iranit
25 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kritikuar ashpër mediat amerikane për raportimet e tyre se bombardimet amerikane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com