Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Zgjedhjet do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë

2020/09/24 at 7:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump: Zgjedhjet do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai mendon që zgjedhjet e vitit 2020 do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse ka rëndësi që ajo t’i ketë të nëntë gjyqtarët.

Duke folur në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se senatori republikan Lindsey Graham, i cili kryeson Komisionin e Gjyqësorit në Senat, as që është e nevojshme të zhvillojë një seancë dëgjimore për personin që do të emërohet për anëtar të Gjykatës dhe se procesi do të kryhej shpejt.

“Unë mendoj se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Lartë dhe se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë,” tha Presidenti Trump kur u pyet nëse do të duhej një Gjykatë e plotë për të trajtuar ndonjë sfidë të mundshme për zgjedhjet e 3 nëntorit midis tij dhe rivalit demokrat Joe Biden.

Presidenti Trump ka hedhur dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve, duke thënë pa prova se votimi me postë për shkak të pandemisë do të çonte në mashtrime.

“Ky mashtrim që po përgatisin demokratët … do të dalë para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se të kesh një rezultat 4 me 4 nuk është një situatë e mirë,” tha ai.

Deri tani, vetëm një garë presidenciale, ajo e vitit 2000 midis republikanit George W. Bush dhe demokratit Al Gore, është vendosur në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Trump po lëviz me shpejtësi për të emëruar një pasardhëse të gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë të premten.

Ndërkohë ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i zotit Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit, ka bërë thirrje që presidenti i ardhshëm, të përzgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar.

Aleatët republikanë të zotit Trump në Senat thonë se ata mund të zhvillojnë një votim para zgjedhjeve. Kjo do të vuloste një shumicë konservatore 6 me 3 në gjykatën më të lartë të vendit.

Presidenti Trump ka thënë se do ta shpallë të zgjedhurën e tij mes pesë grave kandidate të shtunën pasdite.

Të hënën, ai u takua në Shtëpinë e Bardhë me gjyqtaren Amy Coney Barrett, e cila shihet si pretendente kryesore.

I pyetur për gjyqtaren tjetër, Barbara Lagoa, ai u tha gazetarëve të mërkurën: “Nuk kam planifikuar një takim, por ajo është në listën time”.

Gjatë mandatit të tij, Presidenti Trump ka emëruar dy konservatorë në gjykatën e Lartë, Neil Gorsuch në vitin 2017 dhe Brett Kavanaugh në vitin 2018.

Emërimet në Gjykatën e Lartë, anëtarët e së cilës shërbejnë për jetë, kërkojnë konfirmimin e Senatit. Aleatët republikanë të Presidentit Trump kontrollojnë 53 nga të 100 vendet e Senatit.

Dy senatore republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski kanë njoftuar se do të votojnë kundër emërimit të zotit Trump para zgjedhjeve, kur mbeten më pak se 40 ditë në krahasim me 70 ose më shumë që zakonisht i është dashur Senatit për të shqyrtuar e miratuar kandidaturën për një vend në Gjykatën e Lartë gjatë administrave të kaluara.

Por asnjë senator tjetër republikan nuk u është bashkuar atyre në përpjekjen për të vonuar shqyrtimin e kandidaturës.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell ka thënë se është gati të veprojë, sapo Presidenti Trump të shpallë emërimin./ VOA

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Pandemia/ Hoteleve iu ra qarkullimi me 61.4%, preken punësimi dhe pagat

Pandemia/ Hoteleve iu ra qarkullimi me 61.4%, preken punësimi dhe pagat

Protestat kundër racizmit në SHBA, plagosen 2 policë

Protestat kundër racizmit në SHBA, plagosen 2 policë

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmeti goditi vendin pas mesnate, reagon Ministria e Mbrojtjes

TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com