Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë konfirmuar 61 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.063, ndërsa 613 është numri total i viktimave. Bie në sy se numri i të shëruarve mbetet i lartë, pasi 119 pacientë fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Aktualisht numri i të shëruarve në total është 12.570 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.880.
Sa i përket rasteve të sotme, Prishtina mban kryesimin me 19 të infektuar./ Opinion.al