Pas kërcënimeve, duket se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur të gjej gjuhën e dialogut për mosmarrëveshjet me Greqinë në lidhje me kërkimet në Mesdheun Lindor.
Në dy postimet e bëra në Twitter mbrëmjen e së shtunës, Erdogan i bëri përshtypje të gjithëve kur krejt papritur shkruan për zgjidhje diplomatike mbi situatën e krijuar duke ulur tonet e lënë mënjane demonstrimin e forcës.
“Turqia është një vend me histori mijëravjeçare”, shkruan ai në Twitter dhe vijon se pa dashur të krijojë probleme, do të vazhdojë t’i zgjidhë keqkuptimet me urtësi dhe në mënyrë të kulturuar, duke marrë parasysh çdo kërkesë të sinqertë me qëllim që t’i japë diplomacisë më shumë hapësirë dhe t’i zgjidhë problemet me dialog, prej të cilit të dalin të gjithë të fituar.
Postimet e Presidentit turk në fakt duken si një përgjigje ndaj postimit të mëhershëm të Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili i bënte thirrje Turqisë që të ulej në tryezë për një dialog të përgjegjshëm për t’i dhënë zgjidhje situatës./ Opinion.al