Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1980/ Bekim Fehmiu, ylli i parë televiziv dhe dashuria e tij e parë

2020/09/20 at 10:48 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
1980/ Bekim Fehmiu, ylli i parë televiziv dhe dashuria e tij e parë

Nga Aurenc Bebja-“Radiocorriere” ka botuar, më muajin janar të 1980, në faqet n°32-34, një shkrim të gazetares Stefania Barile me rastin e kthimit në ekran me ngjyra të serialit të famshëm botëror “Odisea”, me aktor kryesor Bekim Fehmiun.


Kthimi i Uliksit

nga Stefania Barile

Një udhëtim i gjatë dhjetë vjet – Historia është tre mijë vjeçare. Homeri i verbër e ka rrëfyer atë por kritikët preferojnë të besojnë se këtë e ka transmetuar (rrëfyer) tradita popullore. Është historia e kthimit të Uliksit dhe legjenda e dinakërisë së tij. Mbreti ishte krijuesi i atij kali që shkaktoi rënien e Trojës. Pastaj kthimi në shtëpi, i cili për arsye të mallkimeve të perendive, qe i hidhur : fazat e tij janë të gjitha vuajtje dhe tortura. Por edhe shumë arratisje (frekuentime) me shumë gra, nga Culipvo te Circe, tek e ëmbla Nausicaa. Dhe më në fund në Itakë ku do të jetojë me Penelopën besnike që e kishte pritur dhe me djalin Telemakun. Si në një përrallë. – Burimi : Radiocorriere (1980)

Romë, janar.

 Ai ishte ylli i parë televiziv. Pas tij vetëm Sandokani ka ngjallur të njëjtin entuziazëm fanatik tek shumë vajza.

Në një garë hipotetike indiani Sandokan (Kabir Bedi) dhe ai do të përfundonin njëkohësisht në foto-finish. Bekim Fehmiu, jugosllav pothuajse grek, ose Uliksi. Ishte viti 1968. Dhe shikuesve italianë të mësuar me lotët e shumë romancave, të xhiruara në studio me vetëm pak të huaj dhe me shumë aktorë me një fytyrë të qetë italiane, u ndodhi të shikonin “Odisenë”. Ata që ishin dyshues e gjetën veten para një filmi të madh (blockbuster-i). I pari i prodhuar nga televizioni.

Ishte një kasting i ngjashëm me Hollywood-in : ishte Juliette Mayniel, yll i ri (nouvelle vague) ; ishte Scilla Gabel e jona dhe një modele atëherë shumë në modë, Barbara Bach. Dhe pastaj disa të panjohur. Ndër të cilët ai, protagonisti, Bekim Fehmiu. Por sapo u shfaq ndodhi suksesi i madh. Vështrimi magnetik dhe i ëmbël, i vuajtur dhe i zymtë, i magjepsi të gjithë. Siç kishte magjepsur ndrikullën e tij, Silvana Mangano-n.

“Ishte ajo që e kishte parë në Kanë”, kujton regjisori Franco Rossi, “me intuitën e të gjitha grave. Ajo kishte të drejtë. Mjaftoi t’i vinim një mjekër dhe doli jashtë ky vështrim”. Ai ishte në Kanë sepse ishte protoganist i një filmi jugosllav, “Ciganët e lumtur”, i cili luftoi për Palmën e Artë deri në fund me Antonionin. Dhe atje znj. De Laurentiis (gruaja e producentit i cili po ndërtonte filmin e madh me TV-në) nuk ishte e vetmja që e vuri re atë : thuhet se Shirley MacLaine, e fiksuar pas tij, i ra të fikët.

Ndryshe nga Uliksi homerik, ai nuk është me të vërtetë grek. “Unë kam lindur në Sarajevë në ’36. Sidoqoftë, kam jetuar shumë në Shqipëri. Nuk ka asnjë vështirësi për tu bërë Uliksi grek : meqenëse jam profesionist, menjëherë e gjeta veten grek”. Ka filluar të recitojë në moshën 19 vjeçare, së pari në Prishtinë (“Unë qëndrova atje për një vit në Repertoire Théâtre”), pastaj në Beograd (“këtu kam studiuar me Mara Millosheviçin, një nga artistet më të mëdha jugosllave”) Debutimi nisi në ’58: me pjesë të vogla në Teatrin Sperimentale dhe me Grupin 212. Dhe së fundmi kinemaja: në ’62 “Sasha” të Radenco Ostovjiç, “me të cilin u vlerësova nga kritika”.

Vitin tjetër akoma teatër në Jugosllavi: të Harold Pinter “The Guardian – Roja”.

Dhe së fundi Uliksi. Një triumf jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani dhe, mbi të gjitha, në Francë. “Këtu”, kujton Rossi, “në fillim ishte planifikuar një herë në 15 ditë dhe jo në mbrëmje. Pas episodit të parë, u planifikua në mbrëmje dhe dy herë në javë”. Gjithçka sugjeronte që aktorët dhe regjisori do të kishin një të ardhme me triumfe. Sidomos ai, Uliksi i bukur, ndoshta ai ishte i destinuar të ishte Omar Sharif-i i ri.

“Unë e fillova këtë karrierë në një mënyrë shumë hollivudiane, në vitin 1968 me filmin “Aventurierët”. Regjisori ishte Lewis Gilbert, ai i “Alfie”, suksesi i madh i Michael Caine. Dhe kisha partnerë Candice Bergen, Olivia de Havilland dhe Ernest Borgnine. Në fakt ndodhi ndryshe. Filmi nuk pati sukses. Dhe unë, pavarësisht Uliksit, u ktheva mbrapa. Më ka mbetur teatri, në Jugosllavi.”

Atëherë, keqardhje? “Jo, natyrisht, unë do të bëja sërish gjithçka që kam bërë. Edhe Odisenë. Me kënaqësi. Kam një kujtim kaq të bukur! Në fillim kishte shumë vështirësi, sepse trupa përbëhej nga italianë, francezë dhe gjermanë, ne nuk mund ta kuptonim njëri-tjetrin. Atëherë gjithçka u bë e lehtë. Ndoshta meqë xhirimet bëheshin në shtëpi, në Jugosllavi”. Dhe ai ka shumë kujtime. Gjithashtu sepse atëherë, në ato skena, ato të rrezikshmet, ai nuk kishte një dublues. “Në skenën e Polifemit u hodha me të vërtetë në det nga gjashtë metra lartësi. Dhe kështu në skenën e stuhisë deti dhe stuhia ishin vërtet reale. Për më tepër, ishte muaji dhjetor. Ekzistonte rreziku për t’u prekur nga pneumonia”.

Guximtar, e kujton Franco Rossi : “Kur në fund zhvillohet lufta me pretendentët e Penelopës, mendova se ai do të vriste vërtet disa. Por papritmas duke parë gjakun e rremë që dilte nga plagët e një aktori u ndal dhe filloi të qante. Pyes veten pse”. Mbase këto ankthe vënë në pah sharmin e tij. Megjithatë, duke e parë atë në realitet (dhe kjo konfirmohet edhe nga të gjitha intervistat që ka dhënë ndër vite) ai është një njeri i qetë, pothuajse banal. Vetëm magnetizmi i syve është i ndryshëm: “Këtë e thonë tashmë të gjithë”, thotë ai në mënyrë agresive. Sa për pjesën tjetër është i njëjtë me shumë të tjerë, madje edhe me shijet : në muzikë, preferon klasiken, të Beethovenit; këngët e Tom Jones; në sport : notin, tenisin, basketbollin (dhe boksin të cilin gjithashtu e ka praktikuar); në kuzhinë, gatimin klasik të nënës dhe për tu argëtuar, të zakonshmet si vallëzimin (ballon) dhe kinemanë. Me pak fjalë, një i qetë : megjithatë mund të imagjinohej ndryshe, të paktën i munduar, në “kërkimin e furishëm për të…”.

Përkundrazi ai nuk po kërkon as dhe një grua. Edhe në dashuri është një njeri i qetë. “Dashuria ime e pare”, kujton ai, “quhej Drava, ajo ishte e vogël dhe brune. Isha pesë vjeç”. Dhe pastaj në moshën 30-vjeçare, dashuria e vërtetë. Branka Petriç, bjonde me sy blu. Ndoshta gruaja edhe nëse këtë nuk e konfirmon. Me pak fjalë, njeriu tërheqës është ndoshta një burrë i qetë. Aq paqësor saqë ka humbur rrugën e tij drejt famës dhe suksesit. Dhe, siç thamë, edhe aktorët e tjerë të “Odisesë” nuk kanë fituar famë me kalimin e kohës : francezja Kira Bester-Calipso është zhdukur. “Nuk di asgjë për të”, thotë Franco Rossi. Po të tjerët ? “Telemakun – Renaud Verley nuk e mbaj më mend. Edhe Juliette Mayniel u harrua gjithashtu. Rezistuan vetëm ata që tashmë kishin në farë lloj drite të caktuar artistike”. Dhe mes këtyre Irene Papas. Së pari aktore elitare, pastaj shumë e njohur (popullore). Diva e angazhuar e Costa Gavras-it (Z, orgjia e pushtetit) dhe tani Ifigjenia e Cacoyannis. Dhe akoma është një aktore e filmave televizivë (me Rosin në “E in Crista si è fermato a Eboli”). Por mbase për publikun e gjerë mbetet ende Penelope. Dhe me Uliksin me ngjyra provon sërish popullaritetin.

 STEFANIA BARILE

https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1980-bekim-fehmiu-ylli-i-pare-televiziv-dashuria-e-tij-e-pare-dhe-shijet-qe-ka-per-muziken-sportin-gatimin-dhe-argetimin/



Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Zgjerimi i Greqisë, Rama: Jo pakt i njëanshëm, krenar që jam mik i Erdogan

Zgjerimi i Greqisë, Rama: Jo pakt i njëanshëm, krenar që jam mik i Erdogan

Vendi me pak maska, shumë festa dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

Vendi me pak maska, shumë festa dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

Tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur, arrestohet 51-vjeçari

Tentoi të vriste një person tek Mali Robit, arrestohet 40-vjeçari
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com