Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë për Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të arrestuar ditën e djeshme si pjesë e kartelit ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Jaupaj dhe Llambro ishin dy nga 5 të arrestuarit në Shqipëri në kuadër të operacionit “Los Blancos” që drejtohej nga antimafia italiane dhe policia holandeze.
Si rezultat i këtij operacioni u shkatërrua një nga kartelet shqipfolës më të mëdha të drogës. Dhjetra persona u arrestuan dhe u sekuestruan 1 miliard dollarë drogë dhe 5.5 milionë dollarë cash.
Gjykata ka vendosur për të dy të akuzuarit burg me afat 40 ditë deri në mbërritjen e të gjithë fashikujve të hetimit mbi të cilat bazohet akuza nga Europolis dhe Eurojust.
Për të gjithë të arrestuarit në këtë operacion kërkohet ekstradimi i personave të arrestuar me qëllim përballjen me akuzat në shtetin italian, aty ku dhe u iniciua hetimi i shtrirë në 10 shtete. /Opinion.al