Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 24-vjeçar në fshatin Qenas të Fierit.
I riu 28- vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin ‘’Fiat Punto’’ për vdekje 24- vjeçarin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai tashmë akuzohet jo vetëm për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” por edhe “Largim nga vendi i aksidentit”,
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./ Opinion.al