Sekuestrohen 636 mijë paketa cigaresh të cilat do të hynin kontrabandë në Shqipëri.
Autoritetet doganore bëjnë me dije se një trajler me targa të Bullgarisë po tentonte të hynte në Shqipëri përmes Malit të Zi në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
por dyshimi mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues bëri që trajleri t’i nënshtrohej një kontrolli fizik.
Rezultoi se ngarkesa prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.
Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë./ Opinion.al