Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji antishpifje/ Soreca i tërheq vëmendjen qeverisë: Kemi mbajtur shënim

2020/09/17 at 5:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeprokurori Çela i ul të gjithë ‘me këmbë në tokë’, apel për drejtësinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur sot se ndryshimet në ligjin antishpifje duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.


Në një status në Twitter ai thekson se BE është duke e ndjekur këtë çështje dhe kërkon nga institucionet që të kryejnë konsultimet e duhura me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërinë civile para bërjes së ndryshimeve në ligj.

“Çdo amendim në draftin e ligjit antishpifje duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje. Autoritetet shqiptare janë zotuar që të vijojnë të punojnë me këtë ligj për të adresuar të gjitha problemet e nënvizuara nga opinioni i Komisionit të Venecias. Ne kemi mbajtur shënim deklaratën e bërë dje nga shumica qeverisëse se do të ndjekë këto rekomandime dhe se konsultimet e duhura do të ndërmerren. Ne inkurajojmë autoritetet të ndërmarrin konsultimet e nevojshme me organizatat mediatike dhe shoqërinë civile duke marrë parasysh pikëpamjet e shprehura nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të mediave. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me këtë legjislacion të rëndësishëm, në mënyrë që paketa të vihet në përputhje me të gjitha standardet përkatëse ndërkombëtare dhe evropiane.”, shkruan Soreca.

Any amendments to the draft #antidefamation law should be in line with the recommendations made by the @VeniceComm (VC) on the matter. The #Albanian?? authorities have committed to continue working on this law to address all the issues outlined in the VC Opinion. We take..1/3

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 17, 2020

.. taking into account the views expressed by national & international media organisations. We will continue to follow very closely developments regarding this important legislation, so that the package is brought into line with all relevant international & European standards.3/3

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 17, 2020

Në raportin e tij final për ligjin antishpifje, Komisioni i Venecias u shpreh se ai ishte i pazbatueshëm dhe se kishte problematika në formulim dhe në koncept.

Komisioni ngre dyshime të thella për pavarësinë e Autotitetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe pohon se dhënia e kompetencave të zgjeruara cenon lirinë e medias.

Komisioni argumenton se procedura ligjore për kundërshtimin e vendimeve të dyshimta të AMA-s nuk ofron garanci të mjaftueshme mbrojtëse, pasi vendimet e saj kanë efekt të menjëhershëm.

Opinioni sqaron më tej se kapaciteti ekonomik i një portali online nuk merret parasysh nga AMA në rastin e gjobave, duke çuar në një situatë ku “media të vogla të paralizohen nga gjoba joproporcionale”.

Venecia kritikon dhe parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave online në rast ankimimi në gjykatë.

Në lidhje me regjistrimin e portaleve tek AMA, Venecia e konsideron në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe një mjet joefikas.

Në përfundim, Komisioni i Venecias mbështet idenë e “krijimi të një institucioni vetërregullues, që funksionon në mënyrë efektive dhe përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave.”

Megjithë vërejtjet e Venecias, kryeministri Rama ka deklaruar se do ta çojë përpara ligjin me gjithë ndryshimet e kërkuara. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Para
Përfundon aventura europiane për Teutën, mposhtet nga Granada

Përfundon aventura europiane për Teutën, mposhtet nga Granada

Lulzim Basha sonte në “Opinion”

Lulzim Basha sonte në “Opinion”

Rihapen fluturimet në vendin ku “lindi” koronavirusi

Rihapen fluturimet në vendin ku "lindi" koronavirusi
















TE FUNDIT

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com