“Po afrohemi në atë që do të jetë stina e dytë dhe besoj e fundit për sezonin vjeshtë-dimër, kur ne bashkëjetojmë me Covid-19. Gjërat që kemi në dorë janë pak dhe të ditura tashmë”. Kështu ka bërë me dije virologu Guido Silvestri, docent në “Emory University” në Atlanta të SHBA-së.
Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook mjeku thekson 5 gjëra që duhen patur parasysh në stinën e ftohtë.
- Të vazhdojë kontrolli i qarkullimit të virusit përmes testimit, gjurmimit dhe trajtimit.
- Të përgatitet sistemi mjekësor dhe strukturat stalore.
- Të limitohet përhapja e infeksionit përmes higjienës personale, distancimit fizik dhe përdorimit të maskave në ambiente të mbyllura
- Të kryhet vaksinimi kundër gripit pa u marr shumë me histori të ndryshme.
- Të përpiqemi të arrijmë në kohë përdorimin e antikorpeve të monoklonuara për përdorim terapeutik dhe profilaktik për personat në rrezik dhe punonjësit e shëndetësisë./Opinion.al