Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump mohon fjalët e tij:Nuk e kam minimizuar seriozitetin e koronavirusit

2020/09/16 at 3:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjysma e amerikanëve kanë frikë se Trump mund të refuzojë të lëshojë zyrën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se e ka minimizuar seriozitetin e COVID-19, edhe pse në një intervistë të regjistruar më herët ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë.


Në një diskutim televiziv në ABC News, Trump tha se e ka mbivlerësuar këtë rrezik.

“Nuk e kam minimizuar. Në fakt, në shumë mënyra, e kam mbivlerësuar për sa u përket veprimeve. Veprimet e mia kanë qenë shumë të fuqishme”, tha Trump, duke përmendur vendosjen e ndalesës së udhëtimit për njerëzit nga Kina dhe Evropa, në fillim të këtij viti.

“Do të kishim humbur mijëra njerëz më shumë pa vendosjen e asaj ndalese. Kemi shpëtuar shumë jetë kur e kemi vendosur ”, shtoi Trump.

Në librin e ri të gazetarit veteran, Bob Woodward, thuhet se Trump e ka minimizuar qëllimisht seriozitetin e kërcënimit nga COVID-19 në deklaratat e tij publike gjatë muajve të parë të pandemisë.

“Doja gjithmonë ta minimizoja. Ende më pëlqen ta minimizoj, sepse nuk dua të shkaktoj panik”, i ka thënë Trump, Woodwardit në një intervistë për librin e tij “Rage”, më 19 mars.

Fragmente të librit dhe zëri i disa intervistave janë publikuar javën e kaluar nga gazeta, Washington Post.

Duke folur në ABC News, Trump po ashtu tha se vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, mund të jetë gati “brenda javësh”, edhe pse ekspertët e shëndetësisë janë skpetikë, pasi asnjë vaksinë, deri më tani, nuk ka përfunduar provat e nevojshme klinike.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur afro 30 milionë njerëz në gjithë botën, prej tyre, mbi 935,000 kanë humbur jetën dhe mbi 20 milionë janë shëruar./Opinion.al

Etiketa: koronavirusseriozitetitrump


Ju sugjerojmë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Para
COVID-19 në Kosovë/ 7 viktima dhe 92 raste të reja në 24 orët e fundit

Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe 76 raste të reja

10 vite pas marrëveshjes për mjedisin, bota nuk ka përmbushur asnjë qëllim

10 vite pas marrëveshjes për mjedisin, bota nuk ka përmbushur asnjë qëllim

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi/ 65 të shëruar, si është situata në spitalet COVID
















TE FUNDIT

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com