Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla “rrëzon” Lleshajn për atentatin në Tiranë: Ndodh në çdo kryeqytet

2020/09/16 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla “rrëzon” Lleshajn për atentatin në Tiranë: Ndodh në çdo kryeqytet

Në Elbasan u zhvillua sot ceremonia e prezantimit të forcave të reja “Shqiponja”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Numri dy i socialistëve vuri në dukje punën “e shkëlqyer” sipas tij të ministrit Lleshaj por nga ana tjetër e cilësoi si ngjarje që përsëritet edhe në botë, atentatin me minë të ndodhur mbrëmë në Tiranë ku u plagosën edhe dy kalimtarë.

Duke folur nga një qytet që prej kohësh tashmë ka probleme me ngjarjet kriminale, kujtojmë këtu atentatet dhe vrasjet në Elbasan që prej vitit 2016 janë pa autor, Taulant Balla tha se “Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë.”.

Në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend Balla ka thënë në ato ndodhin çdo kryeqytet të botës, por policia do te punoje për vendosjen para ligjit te autoreve.

“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

Por nga ana tjetër ishte vetë ministri Lleshaj i cili nuk e minimizoi problematikën e sulmit të mbrëmshëm.

Ai pranoi mbrëmjen e djeshme në një studio televizive se Policia e Shtetit ka dështuar në parandalimin e atentatit me tritol në Tiranë.

“Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë. Këto grupe (kriminale) kanë mjetet e tyre, eksplozivet janë një nga këto.”, tha Lleshaj.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe Ministrit të Brendshëm në lidhje me këtë ngjarje janë kontradiktore pasi njëri e sheh si të zakonshem dhe tjetri një dështim të policisë.

Kujtojmë se sulmi i djeshëm me minë në makinë ndaj Preng Gjinit ishte pjesë e një kronike vrasjesh që vijon prej vitesh mes fiseve Reçi dhe Gjini në Rrëshen dhe që i ka marrë jetën 5 personave. Në disa rrethana ata janë vrarë para familjarëve të tyre ndërsa në rastin e djeshëm në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit duke plagosur edhe dy persona të tjerë. Autorët janë ende anonim, gjë që lë hapësirë për më shumë ngjarje të tjera të ngjashme./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

3 Gusht, 2025 6:25 pm
A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Bota

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

3 Gusht, 2025 6:03 pm
Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
Bota

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

3 Gusht, 2025 5:04 pm
Para
Von der Leyen: Me Ballkanin Perëndimor ndajmë të njëjtën histori dhe fat

Von der Leyen: Me Ballkanin Perëndimor ndajmë të njëjtën histori dhe fat

Shkëmbimi territoreve/Bolton: U diskutua nga liderët e Kosovës dhe Serbisë

Botoi librin ku fliste për Trumpin, nis hetim penal ndaj John Bolton

Bakojanis: Marrëveshja e 2009 u prish nga Erdogan. Rama: E pavërtetë

Bakojanis: Marrëveshja e 2009 u prish nga Erdogan. Rama: E pavërtetë

TE FUNDIT

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
3 Gusht, 2025

Elbasani ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tiranën, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Greqi, aty ku dy ekipet po zhvillojnë...

Lexo më shumë

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
3 Gusht, 2025

Një grua nga Zelanda e Re u arrestua ditën e sotme, pasi teksa po udhëtonte me autobus kishte futur një...

Lexo më shumë

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
3 Gusht, 2025

Spanja dhe Portugalia ditën e sotme u përgatitën për një valë të re të nxehti, që pritet të përfshijë gadishullin...

Lexo më shumë

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
3 Gusht, 2025

Një vullkan në lindje të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë pas gati 500 vjetësh. Ekspertët besojnë se shpërthimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com