Modelja dhe moderatorja izraelite, Bar Rafaeli, është dënuar nga një gjykatë vendase me 9 muaj punë komunitare.
Një prej emrave më të njohur në botë, u shpall fajtore për evazion fiskal dhe dënisi i saj nis më 21 Shtator.
Sipas autoriteteve në Tel Aviv, Rafaeli bashkë me të ëmën, fshehën të ardhurat reale për t’iu shpëtuar taksave. Ndryshe nga supermodelja, e ëma e saj, Zipi, u dënua me 16 muaj burg pasi ishte e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë situatë.
Hetimet nisën që në muajin korrik, ku u dyshua për fshehje të të ardhurave që kapnin vlerën e 10 milionë dollarëve. Tani që dyshimet u vërtetuan, përveç dënimit, të dyja duhet t’i paguajnë shtetit edhe një gjobë prej 1,25 milionë dollarë, plus taksat./Opinion.al