Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.
Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet. Në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha u shpreh se mes 4 viktimave, njëri prej tytre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.
“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Belgjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha.
LEXO EDHE – Vrasjet në familjen Gjini në Rrëshen, përplasja mes dy fiseve
Kujtojmë se nga familja Gjini është vrarë Kreshnik Gjini dhe Armando Gjini, ndërsa nga familja Reçi është vrarë Gaspër Reçi dhe Kastriot Reçi./Opinion.al