Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga Avokatura e Shtetit ku pretendohet se kompanisë “Gjoka Konstruksion” do t’i paguhen 12 milionë euro jashtë parashikimeve të kontratës për ndërtimin e një tuneli në Rrugën e Arbrit.
Gjatë kryerjes së punimeve në aksin rrugor kanë ndodhur shembje në tunelin e Murrizit. Për këtë arsye është bërë një studim gjeologjik shtesë i cili sipas denoncimit të Berishës, vlerëson se duhen kryer punime shtesë me vlerë 24 milionë euro.
“Ne kundërshtim flagrant me kontratën e urdhëron ti “paguhen” Gjokes 24 milionë euro për shembjen e tunelit të Qaf Murrizit ndërkohë që kontrata ngarkon tërësisht kompaninë. Shtoj këtu se konsulenti i huaj kishte firmosur kundër ndërtimit te tunelit ne nivelin ne te cilin Gjoka, pa përfillur ketë ekspertize, filloi ndërtimin e tij.”, shkruan Berisha.
Denoncimi i plotë i qytetarit
Mirembrema doktorr Berisha. Jam nje punonjese e Avokatures se Shtetit. Ju shkruaj per te ju shprehur nje shqetesim qe lidhet me Rrugen e Arbrit. Gjate kryerjes se punimeve nga firma Gjoka kane ndodhur shembje ne tunelin e Murrizit. Studimi gjeologjik shtese qe ka bere kompania pas shembjes ka nxjerr nje fature me vleren 24 milion euro per eleminimin e problematikes. Keto para koncesionari po kerkon ti marre gjysmen nga buxheti i shtetit me pretendimin e forcave madhore qe nuk ishin te parashikuara ne fillim te punes. Kontrata koncesionare PPP e shtetit me kompanine parashikon se kompania private ben studimet dhe projektin duke marre persiper edhe te gjitha rrisqet ne zbatimin e tij. Pra, ky rast i tunelit eshte tipik nje rrisk qe parashikohet ne kontrate si i mundshem dhe qe duhet te merret persiper nga koncesionari e jo nga shteti dhe parate e taksapaguesve. Ne menyre skandaloze dhe antiligjore, ne konflikt me vet parashikimet e kontrates koncesionare po kerkohet te autorizohet buxheti i shtetit ti jape keto para koncesionarit. Po ushtrohet presion i madh ne avokaturen e shtetit nga avokatja, Engjell Agaçi, Belinda Balluku dhe firma Gjoka per te ndryshuar kontraten duke justifikuar keshtu mbulimin nga buxheti i shtetit te gjysmes se kostes prej 24 milion eurosh. Ju lutem ne ndihmen tuaj per ta publikuar kete rast duke na hequr nga kurrizi nje presion te jashtezakonshem, nje pergjegjesi ligjore por edhe nje dem te madh per buxhetin e shtetit. Punoj prej me shume se 10 vitesh ne kete institucion dhe nuk ka ndodhur asnjehere dicka e tille si ky rast flagrant. Po ju shkruaj ne anonim pasi keta hakmerren. Faleminderit./ Opinion.al