Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pasditen e së dielës në rrethin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan, ndërsa nga raportimet e para mësohet se i plagosuri është një 31-vjeçar.
Ai është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para rezulton se i riu ka patur një konflikt çasti me personin që e ka qëlluar. Dyshohet se autori ka patur edhe një bashkëpuëntor që e ka ndihmuar të largohet me një automjet. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit./Opinion.al