Është shoqëruar me momente tensioni mbërritja e gjyqtares Mimoza Margjeka në Gjykatën e Posaçme.
Në dyert e gjykatës ajo tha para mediave se ka pritur 5 orë sot për shoqërimin e saj por policia nuk kishte patur një urdhër shoqërimi. Siç duket ka patur edhe një mungesë koordinimi nga ana e policisë pasi nuk kanë ditur se në cilën gjykatë do të shoqërohej gjyqtarja që akuzohet për korrupsion.
“Kam 5 orë që pres të më shoqërojnë. Pse nuk vinë të më marrin? Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë skam asgjë këto janë stisje të shtetit këto janë përralla. një police femër nuk e kishit dhe me çuat në bodrum, s’keni turp. Harruan urdhrin e shoqërimit. Harruan gjyqtarin që e bën zhele dy ditë kot pa asnjë arsye.”, tha ajo.
E pyetur nëse mendonte se çështja ndaj saj është ngritur si pasojë e vendimit të s’ja për mos njohjen e zgjedhjeve të 30 qeshorit ajo shtoi se e priste prej një viti të arrestohej.
Mimoza Margjeka akuzohet se është pjese e një skeme korrupsioni ku nëpërmjet burrit të saj ajo ka marrë 6 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë të një të dënuari. /Opinion.al