Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen 9 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen

2020/09/11 at 3:08 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

9 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen por vepra të ndryshme penale. Të  arrestuarit akuzohen për dhunë, droge dhe drejtim mjeti gjendje të dehur.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u kap shtetasi me inicialet R. K., 59 vjeç, pasi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar heroinë, si dhe 7 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të dyshuara si të falsifikuara.

TE ARRSTUARIT

R. T., 26 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. D., 39 vjeç, pasi në rrugën “Ali Ibro”, i ka kundërshtuar duke i goditur me grusht për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 60 vjeç, sepse në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 49 vjeç, pasi në rrugën “Ramush Haradinaj”, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. L., 53 vjeç dhe A. L., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, u kap duke mjetin drejtuar pa lejen përkatëse;

I.U., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë, në vendin e quajtur kthesa e Valiasit, ka përplasur mjetin e policisë “Hyundai”, me drejtues I. H. (i planëzuar me shërbim), ku si pasojë e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu shtetasi I. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryer testin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
Aktualitet

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

23 Korrik, 2025 4:15 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah
Sport

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah

23 Korrik, 2025 2:36 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

23 Korrik, 2025 2:18 pm
Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor
Aktualitet

Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor

23 Korrik, 2025 1:56 pm
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein
Bota

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein

23 Korrik, 2025 1:33 pm
U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë
Kronikë

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

23 Korrik, 2025 1:29 pm
Para
COVID-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 50 raste të reja

COVID-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 50 raste të reja

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Operacioni i përbashkët anti-drogë Shqipëri-Itali, arrestohen 13 persona

Pandemia në Shqipëri/ 97 të shëruar, si është situata në spitalet COVID

Pandemia në Shqipëri/ 97 të shëruar, si është situata në spitalet COVID

TE FUNDIT

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
23 Korrik, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e sotëm të Brukselit, për hapjen e...

Lexo më shumë

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
23 Korrik, 2025

Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik në tregun vendas, duke u këmbyer këtë të mërkurë në nivelet...

Lexo më shumë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
23 Korrik, 2025

Dy persona humbën jetën këtë të mërkurë në Bulqizë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e një aksidenti...

Lexo më shumë

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
23 Korrik, 2025

Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com