Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare

2020/09/10 at 6:33 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar kriminal kërcënimin që PD pretendon se i është bërë Manjola Cakonit nga kryeministri Rama.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se “detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.”

“Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.”, shton Basha.

Partia Demokratike ka publikuar sot një intervistë me zonjën Manjola Cakoni, e cila ka treguar se ka marr një telefonatë nga Kryeministria, ku dikush që i është prezantuar se ishte Edi Rama i  është drejtuar me fjalët: Turp të kesh.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

Teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund.

Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshne që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre. /Opinion.al

Teatri mizor me jetën dhe hallet e qytetarëve duhet të marrë fund.

Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshme që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.

Posted by Lulzim Basha on Thursday, September 10, 2020

Ju sugjerojmë

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Aktualitet

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

8 Janar, 2026 6:29 pm
Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Para
Rinis mësimi në qarqet e prekura nga tërmeti, 30 shkolla ende të mbyllura

Raporti i mësimdhënies, 1 mësues për 17 nxënës

Pohimi shokues i Trump: Kemi ndërtuar një armë bërthamore të pabesueshme

Pohimi shokues i Trump: Kemi ndërtuar një armë bërthamore të pabesueshme

Butrinti i jepet për menaxhin për herë të parë një subjekti jo-publik

Butrinti i jepet për menaxhin për herë të parë një subjekti jo-publik

TE FUNDIT

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
8 Janar, 2026

Vijon problematike situata me përmbytjet në qarkun e Vlorës dhe Fierit. Uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati,...

Lexo më shumë

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
8 Janar, 2026

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në...

Lexo më shumë

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
8 Janar, 2026

Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke...

Lexo më shumë

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
8 Janar, 2026

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com