Ditën e sotme moti do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Pjesa e dytë ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet mbeten dominuese në bregdet.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
Europa veriore dhe Lindore mbeten me shira të dendur. Po ashtu, Europa qendrore karakterizohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu, ndërsa Perëndimore dhe Jugore paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare./ Opinion.al