Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skela, teksa punonte në një objekt në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Krastë të Krujës.
Sipas policisë 28-vjeçari, banues në Fushë-Krujë po kryente punime në shtëpinë e një personi, por për këto punime nuk ishte dhënë leje.
Në kërkim ndërkohë është shpallur administratori i firmës ku punonte i riu ndërsa në pranga ka rënë pronari i banesës ku po kryeheshin punimet./ Opininon.al