AstraZeneca ka filluar prodhimin e 30 milionë dozave të vaksinës anti-Covid të porositura nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Vaksina, e cila është zhvilluar në bashkëpunim me studiuesit në Universitetin e Oksfordit, nuk është aprovuar për përdorim dhe është ende duke iu nënshtruar provave në Britain, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Sidoqoftë, muajin e kaluar, Prof Andrew Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se është “e mundur” që të ketë të dhëna të mjaftueshme të provave klinike mbi vaksinën Covid-19 të Universitetit të Oksfordit për t’u vendosur para rregullatorëve këtë vit.
Ministri i shëndetësisë, Matt Hancock, i tha se prodhimi i vaksinave të AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kishte filluar – shumë përpara se të jepet miratimi i saj.
“Ne kemi porositur 30 milionë doza tashmë të kontraktuara me AstraZeneca, në fakt ata po fillojnë t’i prodhojnë ato tashmë, përpara aprovimit, kështu që nëse duhet të vijë miratimi atëherë ne do të jemi gati.
Skenari më i mirë është ai të ndodhë këtë vit. Unë mendoj se ka më shumë gjasa që të aprovohet muajt e parë të vitit të ardhshëm.”, tha ai. /Opinion.al