Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga qelia 5 nga 8 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e shkuara, të cilët ishin lënë më parë në arrest me burg.
Nga qelia janë liruar shtetasit Shpëtim Stafa, Fredi Marku, Emilian Tuda, Dalvis Biba dhe Indrit Bici.
Mësohet se keta persona kishin bërë ankimim dhe u lanë në arrest shtëpie, ndërkohë qe 3 të tjerë vijojnë të mbeten ende në burg, pasi nuk kanë bërë ankimim.
Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.
Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit./Opinion.al