Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënimi prej 44 milionë eurove fut në “sherr” politikën,PD publikon faturat

2020/09/07 at 2:02 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Teksa Ministria e  Infrastrukturës dhe Energjisë ka fajësuar qeverinë “Berisha “ dhe LSI për kontratën e kompanisë greke “Aktor” për  punimet në rrugën Tiranë-Elbasan, PD ka publikuar faturat, ku sipas saj, “Inerte Express” i janë paguar kundër ligjit  10 milionë euro.


Ish-deputetja,  Albana Vokshi ka thënë se kompania “Inerte Express” është e Edmond Begos, për të cilin shprehet se është trafikant droge dhe mik i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vokshi i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë skemën e diktimit të nënkontraktorit për përfitimin e 10 milionë eurove.

Ish-deputetja ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe Balla janë përgjegjës për dënimin prej 44 milionë eurove që shteti shqiptar duhet t’i jap kompanisë greke.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) i ka dhënë të drejtë kompanisë greke, “Aktor”, për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan, duke gjobitur me 44 dollarë euro Shqipërinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Autostrada Tiranë-Elbasan është një nga modelet sesi veprat më të mëdha publike janë përdorur nga qeveria e Edi Ramës për të futur në xhepat e pushtetarëve miliona euro përmes nënkontraktorëve të diktuar nga qeveria.

Trafikanti i drogës Edmond Bego është prova më e qartë dhe e pakundërshtueshme se ai hyri si nënkontaktor pas vitit 2015 dhe u pagua 10 milionë euro për punimet në autostradë vetëm pasi lidhi miqësi me Taulant Ballën.

Pagesat për mikun trafikant të numrit 2 të Partisë Socialiste, përmes kompanisë “Inerte Express”, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Janë 10 milionë euro të paguara kundër ligjit si nënkontraktor për punimet në autostradën Tiranë – Elbasan, që kur Edmond Bego u bë mik familjar me Taulant Ballën.

Lista e pagesave tregon se punimet e trafikantit të Taulant Ballës janë kryer për firmën “Aktor” nga viti 2015 deri në vitin 2018 në kundërshtim me ligjet e vendit.

Ky është një rast që duhet të hetohet me prioritet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Trafikanti i drogës Edmond Bego e ka të ndaluar nga ligji i prokurimeve publike që të marrë pjesë në tendera. Sipas ligjit asnjë i dënuar për trafik droge nuk mund të përfitojë para publike.

Por, kur një trafikant është mik i Taulant Ballës, ligji shkelet me të dyja këmbët nga qeveria e Edi Ramës, duke i bërë dhuratë atij 10 milionë euro.

Për këtë drejtësia duhet të hetojë.

SPAK dhe organet e tjera të hetimit duhet të verifikojnë të gjithë procedurën sesi i dënuari Edmond Bego ka marrë në shkelje të ligjit 10 milion euro nga qeveria shqiptare.

Duke zbardhur këtë aferë, prokuroria do të bjerë në gjurmët e Taulant Ballës dhe të vetë Edi Ramës, duke i bërë vendit një shërbim të paçmuar në luftën e vërtetë kundër korrupsionit.

Miku i gjithëpushtetshëm i Mond Begos, Taulant Balla, di shumë gjëra që SPAK-ut i interesojnë.

U interesojnë edhe shqiptarëve,  të cilët sot duhet të fillojnë e të paguajnë një më një 44 milion eurot, si dënim nga Arbitrazhi Ndërkombëtar për sjelljen korruptive të qeverisë me autostradën Tiranë-Elbasan.

Përgjegjës për këtë gjobë tjetër të madhe, që do ta paguajnë shqiptarët me taksat e tyre, është Edi Rama dhe Taulant Balla.

Është koha për t’i dhënë fund me votë plebishitare qeverisjes që paguan 10 milionë euro trafikantin e drogës dhe ngarkon qytetarët më të varfër të Europës me gjoba korrupsioni./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
Kronikë

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

21 Tetor, 2025 3:34 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës
Sport

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

21 Tetor, 2025 2:46 pm
Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

21 Tetor, 2025 2:34 pm
Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

21 Tetor, 2025 1:46 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

21 Tetor, 2025 1:15 pm
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kryesore

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

21 Tetor, 2025 12:31 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21 Tetor, 2025 12:30 pm
Trump: Nëse Putin pushton të gjithë Ukrainën do çojë në “rrëzimin” e Rusisë
Bota

Takimi Trump-Putin, Rusia: BE dhe NATO po bëjnë gjithçka për ta minuar

21 Tetor, 2025 12:25 pm
Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull
Kryesore

Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull

21 Tetor, 2025 12:15 pm
Para
Shërohet nga COVID-19 kryetari i LDK-së, ​Isa Mustafa

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mustafa tregon “prapaskenat”: Me Haradinajn...

Kalifornia mes zjarreve dhe temperaturave deri në 50 gradë celsius

Kalifornia mes zjarreve dhe temperaturave deri në 50 gradë celsius

BE e shqetësuar për zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem

BE e shqetësuar për zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem
















TE FUNDIT

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte

Express: Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte
21 Tetor, 2025

Nëse po kërkoni një arratisje vjeshtore me diell pa fluturimet e gjata, Shqipëria mund të jetë zgjedhja juaj perfekte.Kjo është...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
21 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin shpejt drejt integrimit europian, duke shfrytëzuar edhe...

Lexo më shumë

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës
21 Tetor, 2025

Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
21 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë një vendim të shkallës së parë dhe të urdhërojë SPAK të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com