Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Basha: Luftëtar i vendosur

2020/09/07 at 9:00 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, PD cakton anëtarët e saj në komisionet e administrimit

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti i PD, Esat Çoku. Ai ka qenë deputet në legjislaturën 1992-1996.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet familjes përmes një postimi në rrjetet sociale.

 “Përfaqësues i njërës nga familjet më me traditë të Myzeqesë, Esati, së bashku me dy vëllezërit, Bedriun dhe Çaushin, si dhe me babanë e tyre, Azemin, vuajtën thuajse një shekull në burgjet e diktaturës komuniste. Familjen Çoku nuk e thyen proceset e Sigurimit të Shtetit dhe në vitin 1990, të 3 djemtë e saj ishin në radhën e parë të atyre që luftuan për rikthimin e lirisë në jetët tona. Esat Çoku ishte themelues i Shoqatës së të burgosurve politikë të Lushnjës dhe i degës së Partisë Demokratike të rrethit. Një luftëtar i vendosur për të drejtat e njeriut, ai s’ju shmang përgjegjësisë në një moment të vështirë për Lushnjën e për Shqipërinë, dhe si një tribun i vërtetë i mendimit të lirë, bëri thirrje publike që institucionet e shtetit shqiptar të mos shndërroheshin në strehë të ish-hetuesve të diktaturës komuniste. Si përfaqësues i pushtetit vendor e më vonë edhe si deputet në parlament, ai ja kushtoi angazhimin e tij politik kësaj kauze të shenjtë. Esat Çoku s’reshti së kërkuari drejtësi shoqërore, jo veç për të burgosurit politikë dhe pjesëtarët e atyre familjeve, kalvarin e të cilave ai e kishte parë nga afër, por për të gjithë, që në Shqipëri të mos vritej shpresa dhe vendi të fitonte kohën e humbur. Esat Çoku i përket asaj plejade politikanësh  që bënë historinë e Partisë Demokratike, në fillimvitet ’90, histori për të cilën demokratët ndjehen aq krenare dhe njëkohësisht borxhli. Sakrificat legjendare të familjes Çoku dhe amaneti për drejtësi shoqërore i Esat Çokut dhe i bashkëvuajtësve të tij kërkojnë angazhimin e të gjithëve.  Unë u gjendem pranë familjarëve të Esatit, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe vëllait Bedriut, në këtë moment të humbjes së madhe dhe shpreh bindjen se kujtimi i veprës së tij do të jetë një ndihmë e përhershme për të gjithë ne që kemi marrë përsipër barrën për ta kthyer atdheun tonë në atdheun e drejtë që ëndërronte Esati. U prehtë në paqe!”,- mbyllet postimi i Bashës./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

2 Nëntor, 2025 10:41 am
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Para
Video/ Godet arbitren me top, Djokoviç skualifikohet nga US Open

Video/ Godet arbitren me top, Djokoviç skualifikohet nga US Open

Lojërat Olimpike Tokio 2021 do të mbahen me apo pa COVID-19

Lojërat Olimpike Tokio 2021 do të mbahen me apo pa COVID-19

Tërmeti/ Familjet rrëfejnë vështirësitë: Jetojmë ende në kontenier

Tërmeti/ Familjet rrëfejnë vështirësitë: Jetojmë ende në kontenier

TE FUNDIT

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
2 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka nderuar paraardhësin e tij Fatos Nano, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për...

Lexo më shumë

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
2 Nëntor, 2025

Bashkëshortja e Nanos, Xhoana ka falënderuar Nanon për gjithë vitet e jetës që kanë kaluar së bashku. “Të gjitha këto...

Lexo më shumë

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
2 Nëntor, 2025

Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS dhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Të pranishëm...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon tubacionin pranë Moskës: I dhamë goditje të rëndë Rusisë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
2 Nëntor, 2025

Forcat ukrainase goditën një tubacion të rëndësishëm karburanti në rajonin e Moskës që furnizon ushtrinë ruse. Lajmin e dha inteligjenca...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com