Autoritetet palestineze kanë njoftuar se do të ndërpresin marrëdhëniet me të gjitha vendet që do të hapin ose do të zhvendosin ambasadat nga Tel Avivi në Jerusalem.
Sekretari i Përgjithshëm i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Urekat, ka bërë të ditur vendimin e tij përmes Twitter. Pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, Prishtina e ka bërë zyrtarisht të ditur se do të hapë ambasadën në Jerusalem. Gjithashtu edhe Serbia do të zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Shkelja e së drejtës ndërkombëtare nuk tregon fuqi, por dobësi, tha Erekat.
“Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me çdo vend që do të zhvendosë ose hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Ne nxisim të gjitha shtetet e kombeve t’i binden ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurisë 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është një shenjë e dobësisë dhe jo e fuqisë”, shkruan Erakat në llogarinë zyrtare të Twitterit.