Krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka paralajmëruar trazira civile dhe dhunë në muajin nëntor nëse rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk shpallet menjëherë.
“Fatkeqësisht ka një rrezik të lartë për trazira civile gjatë periudhës së votimit dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve”, u shpreh Zuckerberg gjatë një interviste për Axios,
Ai premtoi se kompania e tij do të bëjë të pamundurën që asnjë nga këto ngjarje të mundshme të mos organizohet në Facebook.
“Do të mundohemi që asnjë nga këto protesta të mundshme të mos organizohet në Facebook. Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ulur shanset për dhunë përgjatë këtyre zgjedhjeve”, shtoi ai.
Deklarata e Zuckerberg erdhi disa ditë pasi Facebook shpalli masat e reja për të parandaluar ndërhyrjen e jashtme në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Zuckerberg tha se Facebook dhe organizatat e tjera të lajmeve duhej të fillonin të përgatisnin popullin amerikan se nuk ka asgjë të paligjshme në lidhje me këto zgjedhje, edhe nëse duhen ditë shtesë ose edhe javë për të siguruar që të gjitha votat të numërohen./Opinion.al