Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përfunduar takimin me Presidentin, Ilir Meta, mbi datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Në takim, Kryemadhi shoqërohej me ish deputetin e LSI-së, Endrit Brahimllarin.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi u shpreh se për LSI-në, zgjedhjet duhen bërë sa më parë, madje ato duhej të ishin zhvilluar dy vite më parë.
Pa dhënë një datë konkrete, Kyemadhi u shpreh se LSI do të marrë pjesë në zgjedhje, dhe do zbatojë çdo dekret të Presidentit.
“Dua të theksoj se për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë para 2 viteve. Nuk është çështje date por ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe shansin që të jenë anëtarë të BE. I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim të marrë me dekret nga presidenti. Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhjeve.”, tha Kryemadhi
Nga ana tjetër, sipas burimeve, Rama ka pranuar çdo datë, përveç 2 majit, që përkon me festë fetare, ndërsa aleatët e PD-së kërkuan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 prill./Opinion.al