Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë ditën e enjte.
“E duartrokas udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë, presidentin, Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të bashkuar përsëri [në një takim] Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshjeje për paqe. E inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Para fillimit të bisedimeve të paralajmëruara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell ka thënë se popujt e Kosovës dhe i Serbisë, meritojnë normalizim ekonomik dhe mundësi për të krijuar një ekonomi gjallëruese.
“Sot jam i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin”, ka thënë Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter./Opinion.al