Italia ka shënuar rritje të numrit të infektimeve nga Covid. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1.326 persona të prekur, ndërsa dje ishin 978. Kështu numri total i të prekurve, që në nisje të pandemisë arrin në 271.515 persona.
Zona me më shumë raste mbetet Lombardia me 237 raste të reja, e ndjekur nga Veneto me 163, Lazio dhe Campania.
Ndërkohë 6 pacientë kanë humbur jetën, nga tetë që ishin një ditë më parë duke e çuar në 35 497 numrin e viktimave që në fillim të pandemisë.
Italia ka shënuar edhe rekordin absolut të testimeve brenda një dite, duke kryer 102.959 tamponë./Opinion.al