Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima dhe 93 raste të reja.
Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur rekord të shëruarish me 227 persona, duke e çuar në 5441 numrin e të shëruarve në total.
Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.
COVID-19 – Statistika (1 Shtator 2020)
Testime totale 63649
Raste pozitive 9606
Raste të shëruara 5441
Raste Aktive 3875
Humbje jete 290 (Qarku Tiranë 135, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2027
Durrës 513
Shkodër 290
Lezhë 196
Korçë 163
Elbasan 135
Fier 135
Kukës 132
Vlorë 125
Berat 81
Dibër 41
Gjirokastër 37