227 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar numrin më të lartë të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.
Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, njofton Manastirliu./ Opinion.al