Një barkë që mbante në bord rreth 20 emigrantë ka marr flakë në bregun e Crotones në Itali.
Ansa shkruan se arsyet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe djegia ka ndodhur pikërisht kur po kryhej transferimi i emigrantëve në njësitë e kapitenerisë së portit.
Mësohet se në varkë ka patur një shpërthim me shumë gjasë i shkaktuar nga karburanti. Në vendngjarje janë forcat e kapitenerisë së portit dhe rojeve bregdetare që po ndihmojnë personat që kanë rënë në det. Ende nuk ka informacione të sakta, nëse ka viktima, ndërkohë që në vend ka mbërritur edhe në helicopter./Opinion.al