Vijon debati në Twitter midis kreut të mazhorancës dhe opozitën mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Kësaj radhe është kreu i PD, Lulzim Basha që akuzon kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve.
“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”, shkruan Basha.
Pak më parë kryeministri Rama shkroi në Twitter se negociatat me Greqinë kanë ndaluar që kur atje kanë ndërruar qeveritë dhe se nuk ka marrëveshje./ Opinion.al