Vendosja e maskës për linjën ajrore “Delta Airlines”, nuk është një këshllim, por një detyrim. Pasagjerët që refuzojnë ta vendosin maskë nuk do të fluturojnë me këtë linjë. Më 27 gusht, kompania raportoi se që nga qershori kur vendosi këtë rregull, 240 pasagjerë janë përjashtuar nga udhëtimi me avionët e saj.
“Ndonëse jo shpesh, ne vazhdojmë të vendosim në listata tona të refuzimit, pasagjerë që nuk përdorin maskën”, tha drejtuesi i kompanisë Ed Bastian në një informacion dërguar punonjësve të kompanisë dhe publikuar nga Cnn.
Që nga detyrimi i përdorimit të maskës, tek mbajtja e vendeve të mesit të lira dhe reduktimi apo eleminimi i pijeve dhe ushqimeve në avion, linjat ajrore janë duke u përpjekur të reduktojnë përphapjen e koronavirusit, ndërsa u duhet të qëndrojnë në punë për të mos falimentuar./Opinion.al