Të dhëna pozitive veçanërisht pë kontinentin amerikan. Gjatë javës 17 – 23 gusht është regjistruar një rënie me 5% e rasteve të infektimeve nga korornavirusi dhe një ulje me 12% e vdekjeve, karahasuar me një javë më parë. Ngadalësimi është parë kudo me përjashtim të juglindjes aziatike dhe Mesdheut lindor.
Konkretisht dy zonat e fundit kanë regjistruar respektivisht 4,06% dhe 4,28% përqind rritje. Në kontinentin amerikan rënia ka shënuar 35%, në Europë 0,9% dhe në Afrikë 8,4%.
Sipas të dhënave javore të OBSH pandemia është duke u ngadalësuar veçanërisht në SHBA.
Java që lamë pas ka shënuar 1,7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima në të gjithë botën./Opinion.al