Ronaldinho ka fituar lirinë. Ish-topi i artë ka mbyllur periudhën më të keqe të jetës së tij pas 5 muajsh burg dhe arresti shtëpie.
Ai u arrestua me të vëllanë teksa tentuan të kalonin kufirin në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar.
Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira qëndruan rreth një muaj në burg dhe 4 muaj të tjerë në arrest shtëpie, periudhë të cilën e kaluan në një hotel luksoz në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.
Ronaldinho duhet të paguajë një shumë prej 200 mijë dollarësh së bashku me të vëllanë dhe janë të lirë të lëvizin në çdo vend të botës. /Opinion.al