Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyre Florian Lamçja, mëngjesin e 30 Korrikut.
Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini si dhe 42 vjeçari Hajdari, i njohur me pseudonimin “Luço”, e kishin apeluar masën e sigurisë që kishte dhënë Gjykata e Elbasanit.
Pas një konlifkti Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin kanë qëlluar Lamçen me shishe dhe sende të tjera të forta. 30-vjeçari ndërroi jetë në spital./Opinion.al