Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është konfliktuar me një qytetar dhe ka thyer makinën e këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve”.
Sipas policisë shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta. Ai është vënë në pranga nga policia që është njoftuar prej kalmitraëve të rasttit.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.
“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale: Shkatërrim i pronës me dashje, Plagosje e lehtë me dashje dhe Kanosje”, njofton policia./Opinion.al