Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia ul të ardhurat e këngëtarëve, Noizy humbi rreth 1 milion euro

2020/08/22 at 10:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reperi e nxorri bllof në Instagram, Noizy i përgjigjet me makina luksoze

Në industrinë e argëtimit, të ardhurat e klubeve të natës, atelieve për veshjet e modës, të kostumeve popullore, kompanive të organizimit të eventeve janë tkurrur 80-90%. Biznesi i dasmave, për shkak të ndalimit të organizimit të tyre, nga COVID-19, ka shkurtuar 70% të stafit. Në kulmin e sezonit turistik, mungesa e koncerteve po shkakton humbje të ardhurash deri në 1 milion euro për këngëtarët. Të vetmit që nuk janë prekur nga kriza janë VIP-at, të cilët nuk kanë ulur kërkesën për stilim veshje të modës, për festa familjare dhe sete fotografike


Rreth 1 milion euro llogariten të jenë humbjet për këngëtarin e muzikës rapper Noizy, për shkak të pezullimit të koncerteve nga pandemia në muajt prill-gusht. Bashkim Rajku, babai dhe menaxheri i këngëtarit, tha për “Monitor” se në muajin prill u anuluan tre koncerte ‘live’ jashtë Shqipërisë dhe 70 të tjera të parashikuara deri në fund të gushtit.

“Në muajin prill u anuluan 3 koncerte të mëdha që do të zhvilloheshin jashtë Shqipërisë, si në Angli, në praninë e 5 mijë personave, SHBA dhe Australi. Të ardhurat e munguara llogariten 450 mijë euro. Nga periudha prill – qershor, parashikohej të zhvilloheshin edhe 22 koncerte të tjera, të cilat për shkak të pandemisë, u anuluan. Në periudhën korrik – gusht, mesatarisht çdo vit zhvillohen 45 deri në 50 koncerte, të cilat nuk do të mbahen.

Çdo vit, për dy muajt e verës, eventet zhvillohen në klubet e natës, plazhe dhe pishina të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Në periudhë normaliteti, periudha nga 15 korriku deri më 15 gusht është shumë intensive, madje ka ndodhur që brenda ditës të zhvillohen edhe 3 koncerte. Pagesa nis nga 10 mijë euro”.

Shumica e këngëtarëve të njohur shqiptarë, i kanë fitimet më të majme në koncertet e verës. Moslejimi i tyre, për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes të COVID-19, do të sjellë që ky sezon të kalojë pa muzikë, por të shkaktojë edhe humbje të ardhurash për artistët. Një shqetësim të ngjashëm ndau edhe Alban Karabashi, menaxheri artistik i këngëtares Soni Malaj.

Ashtu si shumë industri të tjera, edhe këngëtarët po shohin si mundësi “shpëtimi” dhe përshtatje me pandeminë realizimin e klipeve, spektakleve muzikore apo seteve fotografike për revista mode.

Klubet e natës, drejt falimentimit

Me shfaqjen e rasteve me koronavirus në muajin mars, të parët që nuk u lejuan të vazhdonin aktivitetin ishin klubet e natës dhe diskot. Pas hapjes së ekonomisë më 29 maj, qeveria la përsëri të mbyllura këto shërbime, ndërsa lejoi punë për baret, restorantet dhe lounge-t. Edhe pas këtij vendimi, disa klube nate vazhduan aktivitetin në ambiente të hapura nën “maskën” e barit.

Në ditët e kulmit të sezonit turistik këto aktivitete, sipas kontabilistit Armand Mala kanë shkurtuar stafin dhe të ardhurat me 90%. “Vetëm në një rrjet prej 4 klubesh, ku unë ndjek aktivitetin prej shumë vitesh, biznesi është tkurrur nga 100-110 të punësuar para fillimit të pandemisë, aktualisht në vetëm 16 punonjës. Në pikun e sezonit turistik parashikohej të kishte punësime të reja, e ndoshta numri i të punësuarve të arrinte deri në 150 punonjës. Normalisht edhe xhiroja e realizuar është në nivelet 10% të asaj çfarë duhej të ishte në këtë periudhë”.

Me shtimin e rasteve me koronavirus, më 20 korrik, qeveria miratoi aktin normativ që ashpërsonte masat për moslejimin e grumbullimit të njerëzve në këto ambiente. Vendimi dënonte me gjobë 3 milionë lekë subjektet që ofronin shërbime në klubet e natës, diskove, lounge- bareve dhe në çdo lloj shërbimi të kësaj natyre dhe vendosjen e gjobës prej 1 milion lekësh për ata që nuk respektonin detyrimin për ndalimin në çdo mjedis të muzikës pas orës 20:00.

Bashkim Rajku, përfaqësuesi i lounge-bar “Zins” në zonën e Currilave në Durrës, pohon se aktualisht po vuan mungesën e frekuentimit nga të rinjtë, për shkak të vendimit për moslejimin e muzikës. “Vendimi po ndikon negativisht te puna jonë. Frekuentimi nga të rinjtë ka rënë, pasi konsumi i alkoolit dhe birrës shoqërohet me muzikë.

Vendimi është i padrejtë, pasi në bar-lounge, muzika nuk është e lartë si në koncerte live, është më e qetë, nuk i shqetëson pushuesit. Xhiroja për shkak të pandemisë ka rënë rreth 30%. Nuk kemi bërë shkurtime të punonjësve, pavarësisht se po sforcohemi shumë për pagesat e tyre, po heqim nga fitimi ynë për t’i mbajtur. Punonjësit janë paguar edhe në periudhën e karantinës, kur aktiviteti ishte i pezulluar.”

Eksperti i legjislacionit tatimor, Armand Mala, thotë se për shkak të pezullimit të aktivitetit, këto shërbime po shkojnë drejt falimentimit. “Do të ishte e udhës që qeveria, ashtu sikundër për çdo biznes tjetër, të hartonte protokolle strikte. Ndoshta duke vendosur kufizime në numrin e klientëve të lejuar apo të tjera kufizime, por t’i lejonte edhe këto biznese të punonin, të mos i jepte goditjen knock-out.

Shumë vende ku koranavirusi mbetet problematik kanë zgjedhur t’i lënë të hapura (Maqedonia e Veriut, Greqia, Bosnja, Britania, etj.), duke vendosur protokolle (Britania p.sh., i lejon pubet por nuk lejon ndërveprimin social brenda tyre,). Në këtë formë shmanget diskriminimi i kësaj kategorie biznesi.”/Marrë me shkurtime nga Monitor

Etiketa: 1 milione europandemiarevista mode


Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Basha: Nuk bëhet fjalë për lista të hapura por për heqjen e koalicioneve

Basha: Taksa progresive e Ramës ka dështuar, prodhoi vetëm kaos

1914/ Hyrja triumfuese e Esat Pashës në Durrës

1920, Esat Pasha: Jemi krenarë, Kongresi i Londrës do bënte gabim nëse...

Dokumentet/ Ambasada shqiptare njoftim për emigrantët që jetojnë në Greqi

Dokumentet/ Ambasada shqiptare njoftim për emigrantët që jetojnë në Greqi
















TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com