Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ndër të tjera ka folur edhe për objektivat e Kombëtares. Nga Lisbona Duka u shpreh se me Reja-n në stol, Shqipëria do të synojë kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.
“Mëkat që ishte kjo periudha e virusit, e pandemisë Covid-19, na e ka vështirësuar aktivitetin tonë, por kemi të njëjtin objektiv me Rejan, që të kualifikohemi në Euro 2024. Shpresojmë që ta arrijmë me një italian tjetër në stol”, është shprehur Duka.
Kreu i FSHF do të jetë i pranishëm në “Estádio da Luz” të Lisbonës ku të dielën do të zhvillohet ndeshja e madhe e Champions League mes Bayern dhe PSG./Opinion.al