Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi, i përfshirë në një konflikt mes të rinjsh në zonën e ish-Bllokut është lënë i lirë.
Ky vendim është marr pas përfundimit të afatit 10 ditë “arrest në burg” të caktuar nga gjykata e Tiranës, sikurse bën me dije Shqiptarja.com.
Megjithatë gjatë kësaj periudhe Rois Babasi nuk ishte mbajtur në burg, por ka qëndruar i shtruar në spital ku po mjekohej, pasi mbeti i plagosur lehtë me thikë nga shtetasi Gazmir Bushaj gjatë konfliktit të datës 16 Korrik.
Tashmë në kërkim policor për këtë ngjarje është Even Babasi, djali tjetër i Ndriçim Babasit, që qëlloi me armë Gazmir Bushaj, duke e plagosur në këmbë.
Ndaj Even Babasit, prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshimet për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”. Ndërkohë nga dita kur ka ndodhur ngjarja e deri tani, Even Babasi, nuk është mundur të lokalizohet dhe arrestohet nga policia.