Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të ish presidentit Barack Obama, i cili në natën e tretë të konventës demokrate u shpreh se Trump nuk e bëri dot punën e tij.
“Donald Trump nuk e bëri dot punën e tij, pasi nuk mundet. Pasojat e dështimit janë fatale”, deklaroi Obama, i cili përgjithësisht është treguar i rezervuar me komentet ndaj pasardhësit të tij.
Nga ana e tij, presidenti Trump u shpreh se arsyeja përse ai ëhstë në krye të Shtëpisë së Bardhë, lidhet pikërisht me punën e keqe të Obamës dhe Biden.
“Ai ka qenë një president i paaftë, i tmerrshëm dhe arsyeja përse unë jam këtu lidhet pikërisht me punën e keqe të Obamës dhe Biden”, tha Trump gjatë një konference për shtyp./Opinion.al