Sipas MeteoAlb, duke filluar që në orët e para të ditës territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit. Por gjatë pasdites pritet shfaqje e lehtë e vranësirave në zonat malore, duke e lënë Ultësirën Perëndimore dhe zonat bregdetare me mot të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë./ Opinion.al