Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapja e shkollave/PD:Qeveria s’ka plan, nuk është shtuar buxheti i arsimit

2020/08/19 at 12:31 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hapja e shkollave/PD:Qeveria s’ka plan, nuk është shtuar buxheti i arsimit

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi shprehet se vendimi për hapjen e shkollave “pa marrë asnjë masë paraprake dhe pa shtuar asnjë qindarkë në fondin e buxhetit të arsimit është sa i papërgjegjshëm, aq edhe i rrezikshëm”.


Në një deklaratë për mediat ajo akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë plan për hapjen në mënyrë të sigurt të shkollave.

“Ndonëse kanë mbetur më pak se 4 javë nga nisja e shkollave 2020-2021, qeveria nuk ka ende një udhëzim të detajuar, nuk ka një plan masash, nuk ka protokolle të sigurisë për mjediset dhe ambientet e shkollave. Nuk ka as buxhet shtesë, nuk ka as investime për ujë të rrjedhshëm në çdo shkollë, as masa për dezinfektim të rregullt ditor, as masa për distancim dhe mësim me turne. Jemi shumë prapa Kosovës, ku ministri, homologu i ministres Shahini ku prej javësh ka bërë publikë udhëzuesin e detajuar, planin e masave, ka bërë disa dëgjesa, ka miratuar buxhet shtesë për të përballuar situatën e COVID-19 në shkollat në Kosovë.”, tha Vokshi.

Ajo kërkoi që qeveria të bëjë publike se me sa turne do të zhvillohet mësimi, sa nxënës do të kenë klasat, si do të përballohet nga mësuesit dhe a do të marrë përsipër shteti garantimin falas të mjeteve mbrojtëse dhe higjenës në shkolla.

“Në këtë kohë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, kryeministri në ikje e ka detyrim të rrisë buxhetin për arsimin për të përballuar masat elementare për sigurinë e fëmijëve, në mënyrë që hapja e shkollave të mos rezultojë një katastrofë shëndetësore; Të publikojë udhëzuesin e detajuar dhe planin e masave për nisjen e vitit shkollor; të publikojë protokollin e sigurisë në shkolla dhe planin për shpërndarjen e teksteve shkollore, për të shmangur grumbullimet; Të përmirësojë infrastrukturën higjienosanitare”, deklaroi Vokshi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Vendimi i qeverisë për rihapjen e shkollave pa marrë asnjë masë paraprake dhe pa shtuar asnjë qindarkë në fondin e buxhetit të arsimit është sa i papërgjegjshëm, aq edhe i rrezikshëm dhe ka sjellë shqetësimin e qindra mësuesve dhe mijëra prindërve të cilët ditët e fundit i janë drejtuar Partisë Demokratike. Ata e kanë kuptuar se për këtë problem jetik, qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë një veprim te mirëmenduar, por vetëm reagime nervoze, të nxituara ndaj kërkesave të përsëritura, të përditshme të Partisë Demokratike.

Njësoj si me pandeminë, qeveria nuk ka plan dhe strategji për të rihapur dyert e shkollave në mënyrë të sigurt për nxënësit dhe mësuesit.

Ndonëse kanë mbetur më pak se 4 javë nga nisja e shkollave 2020-2021, qeveria nuk ka ende një udhëzim të detajuar, nuk ka një plan masash, nuk ka protokolle të sigurisë për mjediset dhe ambientet e shkollave. Nuk ka as buxhet shtesë, nuk ka as investime për ujë të rrjedhshëm në çdo shkollë, as masa për dezinfektim të rregullt ditor, as masa për distancim dhe mësim me turne.
Jemi shumë prapa Kosovës, ku ministri, homologu i ministres Shahini ku prej javësh ka bërë publikë udhëzuesin e detajuar, planin e masave, ka bërë disa dëgjesa, ka miratuar buxhet shtesë për të përballuar situatën e COVID-19 në shkollat në Kosovë.

Gjatë komunikimit tonë të vazhdueshëm me mësues dhe prindër, priten përgjigje për këto problematika kryesore, për të cilat qeveria as nuk ka marrë dhe as nuk ka dhënë asnjë informacion.

1. Me sa turne do të zhvillohet shkolla dhe sa të gjata do të jenë orët e mësimit? Prindërit duhet ta dinë që tani këtë informacion për të marrë masa për kujdesin ndaj fëmijëve, ndërkohë që ata janë në punë. Aktualisht, në Tiranë dhe në Durrës, shumë prej shkollave kanë mësim me 2 turne. Është e rëndësishme të dihet çfarë do të bëhet me programin e dështuar mësimor 3 lëndë në 6 orë.

2. Problemi i dytë lidhet me numrin e nxënësve në një klasë. Ky informacion akoma nuk është dhënë nga qeveria, pasi ajo është e papërgatitur dhe nuk ka akoma një plan për sigurinë e fëmijëve tanë. Pas shembjes së 106 shkollave kanë ngelur pa ambiente mësimore rreth 12 mijë nxënës në Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë dhe Lezhë. Askush nuk di ku do të shkojnë këta nxënës dhe ku do të japin mësim mësuesit e këtyre shkollave. Asnjë mase shtesë nuk është marrë për transportin për të garantuar distancim fizik.

3. Ndarja në turne dhe ulja e numrit të nxënësve në klasë do të kërkojë rritjen e numrit të mësuesve. Por deri tani nuk ka asnjë njoftim për këtë nga qeveria. Si do të përballohet nga mësuesit, në mënyrë që orët e mësimit të mos bëhen shkel e shko dhe fëmijët të marrin më të mirën e mësimit në klasa? Qeveria nuk ka as për këtë një përgjigje.

4. Problemi i katërt madhor është përballimi nga familjet i shkollave në kushtet e pandemisë. Përveç teksteve dhe mjeteve shkollore, shpenzimet shtohen me maskat apo dezinfektantët për fëmijët. A do të marrë përsipër shteti garantimin e tyre falas? Vetë qeveria ka pranuar se janë mbi 10 mijë nxënës që nuk kanë bërë mësim online për shkak të pamundësisë dhe varfërisë. Si do ta përballojnë rihapjen tani, kur vetëm një fëmijë mund të dojë të paktën 10-20 mijë lekë në muaj maska dhe dezinfektantë?

5. Higjiena në shkolla. Masat antiCOVID lidhen së pari me higjienën, por në shkollat tona nuk ka ujë të rrjedhshëm, ndërsa për sapun apo dezinfektantë të tjerë as që bëhet fjalë. Qeveria e ka detyrim t’u thotë prindërve dhe nxënësve si do të sigurojë kushtet higjieno-sanitare, kur për 7 vjet e gjysem nuk ka bërë asnjë investim në këtë drejtim.

Në këtë kohë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, kryeministri në ikje e ka detyrim të rrisë buxhetin për arsimin për të përballuar masat elementare për sigurinë e fëmijëve, në mënyrë që hapja e shkollave të mos rezultojë një katastrofë shëndetësore.

• Të publikojë udhëzuesin e detajuar dhe planin e masave për nisjen e vitit shkollor
• Të publikojë protokollin e sigurisë në shkolla dhe planin për shpërndarjen e teksteve shkollore, për të shmangur grumbullimet.
• Të përmirësojë infrastrukturën higjienosanitare

Boll me fjalë dhe shfaqje. Koha nuk pret. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
Kronikë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

15 Shtator, 2025 11:52 am
Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
Kryesore

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

15 Shtator, 2025 11:22 am
Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
Kronikë

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

15 Shtator, 2025 11:02 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë

15 Shtator, 2025 11:00 am
Avokati i Thaçit: Kemi mundësinë të tregojmë të vërtetën
Rajoni

Avokati i Thaçit: Kemi mundësinë të tregojmë të vërtetën

15 Shtator, 2025 10:49 am
Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike
Kryesore

Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike

15 Shtator, 2025 10:46 am
Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York
Aktualitet

Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

15 Shtator, 2025 10:43 am
Para
Kalon Vettingun, drejtori i lartë në Policinë e Shtetit

Kalon Vettingun, drejtori i lartë në Policinë e Shtetit

Librat shkollorë falas/Rama: Stërpremtimi i qeverive më parë u bë realitet

Librat shkollorë falas/Rama: Stërpremtimi i qeverive më parë u bë realitet

Gruaja kthehet në jetë pasi kalon natën në morg

Gruaja kthehet në jetë pasi kalon natën në morg
















TE FUNDIT

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
15 Shtator, 2025

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Edi Rama ka “këshilluar” deputetët e tij të rinj që të kenë kujdes...

Lexo më shumë

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
15 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave të hënën, u ndal tek ajo që e quajti...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
15 Shtator, 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15...

Lexo më shumë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
15 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com